Arbëri

Bllokohet magjistralja Gjilan – Prishtinë në kundërshtim të vizitës së delegacionit serb në Leposaviq

Dega e veteranëve OVL e UÇK-së në Gjilan, ka bllokuar magjistralen Gjilan -Prishtinë në tentimin për të mos e lejuar kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, të shkojë në një tubim parazgjedhor, të paralajmëruar se do të mbahej gjatë ditës në veri të Kosovës.

Pavarësisht se kryeministri serb e ka anuluar vizitën, ai kishte thënë se atje do të shkojnë zyrtarë që nuk kanë ndalesa nga ana e Kosovës, e pikërisht kjo është arsyeja e bllokimi të rrugës, raporton KTV.

Njëri prej autobusëve, që ishte bllokuar në fshatin Llabjan, është kthyer për të tentuar për rrugë alternative, megjithatë veteranët shpresojnë se do të vijnë edhe autobusë të tjerë në këtë magjistrale.

Protestës së veteranëve i janë bashkuar disa qytetarë dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

{gallery}