Arbëri

Vllasi tregon ç’i kishte thënë Tito kur ai kërkoi Republikë për Kosovën

Avokati Azem Vllasi në Rubikon të KTV-së kujtoi takimin me Josip Broz Titon, në kohën kur ai udhëhiqte ish Jugosllavinë.

Vllasi përmend t’i ketë kërkuar Titos ndryshimet kushtetuese që parashihnin ndryshimin e emërtimit të Kosovës në Republikë.

"Shqiptarët janë kryesisht të kënaqur më këtë gjendje por ka ndër ne që mendojnë se po të ishim barazuar edhe formalisht edhe për kah emra me të gjitha republikat do të ishte kënaqësia më e madhe ndonëse Jugosllavia për neve nuk është kontestuese", ka thënë Vllasi t’i ketë thënë Titos .

Titoja i kishte thënë se është biseduar në këtë kontekst dhe edhe zyrtarëve të tjerë iu kishte thënë se shpejt do t'i keni kompetencat porse nuk kishte nevojë për nxitim.

Por, pas dy viteve Titoja vdiq.

Vllasi thotë se strategjia e Titos ishte decentralizimi i federatës.

"Me decentralizimin e pushtetit federal i cili fillon pas rënies së Rankoviqit, strategjias e Titos bashkë me Kardelin kishte qenë decentralizimi i federatës, njësitë federale t'i bëjë më të pushtetshme dhe mos të mbetet pas tij fati i Jugosllavisë në një qendër e cila ishte në Beograd", ka thënë ai.