Arbëri

Buxhet për deputetët që mbeten pa mandat e pa punë

Kuvendi ka bërë gati buxhetin për deputetët që do të mbesin pa punë pas zgjedhjeve të ardhshme, raporton KTV.

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa, është miratuar korniza afatmesme e shpenzimeve për vitin 2018-2020.

Kuvendi, sipas Krasniqit, ka paraparë të ndajë edhe gati gjysmë milioni euro për sigurime shëndetësore, shërbim që do të ndalet nëse ndërkohë hyn në fuqi ligji për sigurime shëndetësore.

Vërejtje deputetët kanë pasur për shpenzimet e parapara për renovimin e Kuvendit, por edhe për subvencionet që i ndan ky institucion.

Në kornizën afatmesme të shpenzimeve është future edhe kërkesa e kryetarit të Komisionit, Naser Osmani, për ndërtimin e një qendre protokollare të përbashkët me qeverinë, presidencën e parlamentin.

Për këtë projekt, Osmani ka kërkuar që në kategorinë e investimeve kapitale të parashihen 2 milionë euro.

Miratimi i buxhetit, i paraparë për mandatin pasiv, ngjalli reagime, pasi u interpretua si rritje e pagave për deputetët, për çka reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.