Arbëri

Vuçiq i quan shantazhe kushtet e Kosovës, anulon vizitën në veri

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të udhëtojë nesër për në Kosovë.

Siç ka thënë ai, nuk pranon shantazhe nga Prishtina.

“Nuk vjen në konsiderim ky presion dhe cirku çfarë ka bërë Prishtina”, ka thënë Vuçiq për televizionin publik të Serbisë, transmeton Koha.net.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që vizita e Vuçiqit në veri të zgjasë vetëm tri orë dhe ai të mos shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.