Arbëri

Moti sot dhe ditët e ardhshme në Kosovë

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, sot dhe në ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

Dita e mërkurë parashihet t’i arrijë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta. Ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu.