Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Izbicë ndodhi historia, ajo duhet të mësohet e plotë

Në Izbicë të Skënderajt sot u shënua përvjetori i masakrës që ndodhi këtu dhe në të cilën u masakruan 147 banorë të kësaj ane.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në 18-vjetorin e masakrës bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e viktimave të kësaj masakre, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke kujtuar dhe nderuar viktimat, kryeparlamentari Veseli tha se ky është çmimi i lirisë sonë, një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore, nga foshnjat deri te njerëzit e palëvizshëm.

Kreu i Kuvendit tha se do të punohet fuqishëm në mënyrë që t’u krijohet perspektivë qytetarëve, me jetë dinjitoze dhe krenare, e cila lidhet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, i cili do të forcohet dita-ditës.

Kryetari Veseli tha se viktimat e kësaj masakre dhe të gjitha viktimat anekënd Kosovës, nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të punohet deri në fund që drejtësia të vihet në vend.

“Kosova dhe populli i saj kurrë më nuk do të jenë të pambrojtur. Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë. Për këtë, garanci janë institucionet e Republikës së Kosovës, me të gjithë mekanizmat e tyre. Lavdia për të rënët është e përjetshme”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Para homazheve në Izbicë, kryetari Veseli ka zbuluar pllakën përkujtimore në fshatin Turiqevc, në vendin ku më 28 mars 1999, nga forcat serbe ishin vrarë motrat Ardita (13) dhe Edona Behrami (5).

Pas zbulimit të pllakës, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore.

Nënkryetari i komunës së Skënderajt Fadil Nura tha se lufta solli lirinë, por la dhimbjen për humbjen e me të dashurve tanë.

Në emër të OVL të UÇK-së foli Xhavit Jashari i cili tha se Izbica është shkolla se si duhet ta mësojmë historinë.

Ai tha se masakra e Izbicës është dhe do të jetë mësimi i tragjedisë, por edhe krenarisë.

Jashari tha se nuk duhet të mësohet historia me dy- tre rreshta.

Sipas tij nuk duhet të thuhet se Sylejman Selimi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së e as se Sami Lushtaku komandant i zonës së Drenicës, e as t’u përmendën emrat vetëm kur i burgosin. Sipas tij ky mësim i historisë kështu ka sjellë Gjykatën Speciale.