Korniza afatmesme parasheh rritje të buxhetit për Kuvendin Foto: Koha / arkivi

Korniza afatmesme parasheh rritje të buxhetit për Kuvendin

28 mars 2017 12:50

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar sot kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës, raporton KP.

Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve, në krahasim me vitin 2017.

Buxheti për Paga dhe Meditje në Kuvendin e Kosovës do të ketë rritje për vitin 2018 dhe 2019, ndërsa një vit më pas është paraparë të ketë ulje të këtij buxheti.

Kështu ka konfirmuar për Koha Ditore, Ismet Krasniqi, Sekretar i Kuvendit përball Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Sipas tij, rritja parasheh që të paguhen deputetët që nuk rizgjidhen, sipas ligjit, edhe për një vit nëse nuk gjejnë punë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme