Arbëri

Konjufca: Kushtetuesja do të gjejë shkelje për Demarkacionin

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për Demarkacionin, raporton KTV.

Konjufca tha se deputetët e kanë shkelur këtë vendim që është antikushtetues dhe që është delimitim në vend të demarkimit.

Sipas tij gjyqësori është i kapur dhe Gjykata Kushtetuese nuk bën përjashtim nga gjendja e përgjithshme, por se sipas tij si deputetë duan që vazhdimisht t'i përmirësojnë institucionet e vendit. "Ne shpresojmë se ashtu sikurse ka marrë vendim Gjykata Kushtetuese për ‘Zajednicën’, shpresojmë që edhe për demarkacionin të gjejë ato shkelje", tha Konjufca.

“Është shkelur integriteti territorial i Kosovës”