Arbëri

Hoti: LDK e do qeverisjen e Kosovës, por vetëm me votën e qytetarëve

Descriptive Text

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti sot përmes Facebookut është deklaruar për largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës dhe për spekulimet se kjo parti do të mund të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton Koha.net.

Hoti ka shkruar se vetëm vota e qytetarëve, madje ai ka thënë së shpejti, do t’i japë legjitimitet dhe pushtet LDK –së.

Ky është postimi i Hotit:

Vota e qytetareve se shpejti do t'i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.

Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe.

Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone.

Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen.

Vota e qytetareve se shpejti do t'i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.