Adnan Merovci, kryetar i Këshillit të Pavarur të Mediave, në “Interaktiv” të KTV-së ka sqaruar procesin e digjitalizimit të rrjetit të transmetimit televiziv.
Ai ka thënë se ka përfunduar faza testuese e procesit të digjitalizimit. Ka treguar se dy “Multiplex”, pako me mundësi që të përfshihen 15 deri 20 kanale, do të dalin në tender.
Publikun e ka porositur që të mos shqetësohet, meqë siç ka thënë transmetimi analog nuk do të ndërpritet deri sa të sigurohet mirë se do të funksionojë gjithçka në rregull me procesin digjital.
“Transmetimi analog nuk do të ndërpritet. Do të testohet funksionimi i rrjetit. Janë gjithsej shtatë Multiplexa, ndërsa 2 do të dalin në tenderim, pasi që të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore. 5 të tjera do të dalin pasi që të përfundojë procesi analog”, ka thënë Merovci.
Merovci ka folur edhe për rregullimin e portaleve, gjë të cilën e ka cilësuar si problem global.