Arbëri

Limaj: Sa herë është provuar që temat nacionale të personalizohen janë krijuar kriza, tensione e përçarje

Kreu i Nismës Socialdemokrate, e zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur bindjen se pas më shumë se tetë vjetësh është arritur të kthehet tradita e mirë që për tema nacionale të ndërtohet konsensus sa më i gjerë.

“Kalimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se me një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrijmë të krijojmë konsensus. Gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës për tema nacionale në vendime ta përfshijë edhe opozitën. Sa herë është provuar që temat nacionale të personalizohen, kanë krijuar kriza, tensione, përçarje dhe vendimet kanë qenë të kontestuara dhe jo në interes të vendit”, ka thënë Limaj.

“Prandaj le të na shërbejë ky moment që ta mbajmë dialogun, transparencën dhe komunikimin mes gjithë faktorëve politikë për temat nacionale dhe së bashku t'i ndërtojmë qëndrimet dhe të jemi të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme për vendin”, ka thënë më tej Limaj.