Arbëri

Thaçi: Do ta formoj Ekipin Menaxhues për Asociacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të kryejë pjesën e vet të obligimit për krijimin e Asociacionit duke e formuar së shpejti Ekipin Menaxhues që do të merret me draftimin e statutit për formimin e tij.

Lexo edhe: Mogherini kërkon urgjentisht themelimin e Asociacionit dhe hapjen e urës mbi Ibër

Pas takimit me Vuçiqin, Thaçi ka pohuar se pret që marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë të arrihet brenda këtij viti.