Arbëri

Serbia reagon për emërimin e Boltonit si këshilltar të Trumpit

Lidhur me emërimin e John Bolton në postin e këshilltarit amerikan për siguri kombëtare ka reaguar edhe Serbia, transmeton KTV.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se më herët Bolton fliste mirë sa i përket Kosovës por duhet parë se çfarë qëndrimesh lidhur me këtë do të ketë tani.

Qëndrimet e Boltonit për Kosovën dallonin shumë nga ato të zakonshmet në administratën amerikane. Bolton mes tjerash e kishte tërhequr SHBA-në nga Statuti i Romës, e që qartëson se gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës ndiqen penalisht.

Kështu ai tërhoqi SHBA-në nga Gjykata Penale Ndërkombëtare duke ia pamundësuar botës të ndjek penalisht SHBA-në për këto krime.