Arbëri

Glam Radio, një vit “on air”

Me rastin e njëvjetorit të nismës së punës së radios më të re në Kosovë, “Glam Radio”, menaxhmenti i radios të mërkurën përmblodhi të gjitha sfidat, vështirësitë dhe të arriturat e saj, në një vit pune.

E konceptuar si një radio që në fillimet e saj të mbledh rreth vetes njerëz të rinj, pa përvojë por me dëshirën për të sjell në tregun medial risi në moderim dhe emisione radiofonike, sot në këtë radio, pos emrave të rinj, i janë bashkangjitur edhe emra të njohur të muzikes dhe jo vetëm.

Në njëvjetorin e punës së Glam-it, menaxhmenti i Radios, sqaron se “Radio u ngrit falë njerëzve që e duan punën pa hile, falë teknologjisë më të re të vitit të fundit, e mbi të gjitha për tu dhuruar dëgjuesve të saj muzikë moderne dhe emisione ndryshe për dëgjuesit që duan risitë”.

Festa e njëvjetorit të radios, është bëre dje më e fuqishme, falë urimeve të shumta të bashkëpunëtorëve, mes tyre edhe Arta TV dhe miqve të saj, të cilët kësisoj, ofruan përkrahjen pahezitim në ecurinë e punës së përditshme të radios.

Krahas risive dhe konceptit të ideve në programet e mëtejme, gjithnjë falë teknologjisë më të re, menaxhmenti i Glam Radios, shpalosi planet e saj afatshkurta. Së shpejti nis platforma e re e konceptuar si ‘radio online’ me transmetim të kamerave. E gjithë kjo, në të mirë të ndjekësve të saj besnik e të moderuar, që duan risitë në media.