Arbëri

Me rekomandime synohet luftimi i korrupsionit për liberalizimin e vizave

Pas kalimit të demarkacionit, institucionet e drejtësisë janë mbledhur në një takim për të koordinuar punët që Kosova të arrijë edhe plotësimin e kushtit të fundit për liberalizimin e vizave, luftimin e korrupsionit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbledhur gjithë përfaqësuesit e Prokurorive e Gjykatave të Kosovës për të koordinuar veprimet për zgjidhjen e 39 rasteve të shenjestruara për procesin e liberalizimit të vizave. Takimi ishte i mbyllur për media, por që i hapur për Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, transmeton KTV.

Pavarësisht kësaj, Tahir është zotuar se politika do të mbaj duart larg nga këto procese në të cilat të akuzuar janë njerëz të politikës, deputet e udhëheqë institucionesh.

Kryeprokurori i Shteti, Aleksandër Lumezi tha se nuk kanë diskutuar me emra të përveç por vetëm për databazën dhe numrin e rasteve te shënjestruar, andaj edhe prania e ministrit sipas tij nuk është ndërhyrje.

Si ndërhyrje këtë fakt nuk e ka parë as nikoqiri i takimit, Nehat Idrizi i cili ka theksuar se kanë nxjerr 6 rekomandime për të intensifikuar punët rreth plotësimit të këtij kriteri.

Rekomandimet:

- Çdo muaj të mbahet takimi i institucioneve të drejtësi, në të njëjtën përbërje.

- Te ketë raporte dhe koordinime mes prokurorive dhe gjykatave.

- Seancat gjyqësore të mos shtyhen me shume se 10 ditë.

- Te forcohet Gjykata Themelore në Prishtinë me gjyqtarë dhe një Task Forc ngase numri me i madhe i lëndëve është në këtë gjykatë.

- Kufizim i gjyqtarëve në pjesëmarrje e tyre nëpër trajnime

- Ngritja e Transparencës, komunikimi më i shpeshtë me mediat dhe shoqërinë civile