Arbëri

BQK me kryetar të ri të bordit

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sot me shumicë votash zgjodhi Flamur Mrasori për kryetar të Bordit të BQK-së.

Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit, njofotn kumetsa nga BQK, transmeton Koha.net.

Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mrasori është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Më 26 janar 2018 është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës dhe më 5 shkurt 2018 është emëruar nga presidenti i Kosovës në pozitën anëtar joekzekutiv i Bordit të BQK-së.