Arbëri

Evropa: Ratifikimi i demarkacionit, një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave

Pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionieri për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos dhe Komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, kanë dalë me një komunikatë të përbashkët.

Të tre e kanë vlerësuar si të arritur të madhe si dhe kanë mirëpritur ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Sipas tyre, ratifikimi pro marrëveshjes është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore si dhe për Strategjinë e re të Evropës për Ballkanin Perëndimor.

“Ratifikimi është po ashtu përmbushja e një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç ka thënë presidenti Jean-Claude Juncker gjatë vizitës së fundit në Kosovë, ky është hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave, nga i cili do të përfitojnë më së shumti qytetarët”, thuhet në letër.

Zyrtarët e lartë kanë rikujtuar kushtin për liberalizim të vizave duke thënë se është duke marrë të dhënat e fundit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet më tej në letër.