Arbëri

Tregu i punës në Kosovë shihet si i pamjaftueshëm për ata që e braktisin vendin

Descriptive Text

20:53 - Tregu kosovar për punë nuk përmbush nevojat e kosovarëve, e sidomos të atyre që shkojnë të punojnë në vendet evropiane dhe më pas kthehen për të punuar në vendin e tyre.

Tregu kosovar i punës shihet si pamjaftueshëm në sytë e qytetarëve, sidomos atyre që më herët kanë ikur për të punuar në një prej vendeve evropiane.

Florentina Dushi nga GIZ në Rubikon të KTV-së ka thënë se vendet nëpër të cilat punojnë kosovarët jashtë Kosovës kanë fusha shumë specifike, çka nuk gjejnë aplikim brenda Kosovës.

“Shumica e respondentëve tregojnë që asnjë prej tyre nuk do e kishin bërë mënyrën e njëjtë për ikje. Një problem që e hasim të ata që kthehen dhe jo vetëm të atyre që kanë ikur në valën e fundit, ata të cilët kanë qenë të suksesshëm atje dhe kur kthehen nuk mund të integrohen sepse tregu jonë i punës nuk mund t’i pranojë”, ka thënë ajo.

Ajo përmend edhe anën psikologjike të tyre, e që sipas Dushit përcjellet me mungesën e shpresës se mund të kyçen në jetën e cila u ofrohet në Kosovë.


Hajdari tregon faktorët që bënë qytetarët të lëshojnë Kosovën

Image

Situata politike shihet si faktori kryesor i cili bën qytetarët e atij vendi të qëndrojnë apo ta lëshojnë atë.

Para tri viteve, qytetarët e Kosovës, në shenjë pakënaqësie, lëshuan vendin duke shënuar kështu valën më të madhe të ikjeve.

E gjithë kjo ndodhi përmes një rruge kah Hungaria.

Gazetarja, Una Hajdari në Rubikon të KTV-së ka thënë se disponimi i qytetarëve ndryshon qoftë edhe me një përmirësim të vogël të situatës politike.

“Në momentin që vjen deri te një stabilizim i vogël i situatës politike, kjo bie. Në konceptin të analizimit të fenomenit shoqëror kjo quhet me ‘votimin me këmbë’. Në momentin që qytetarët e Kosovës ndjejnë një pakënaqësi të madhe ata votojnë me këmbë edhe vendosin ta lëshojnë vendin e tyre ndërsa në momentin që marrin një lloj shprese, votojnë me këmbë, nuk shkojnë dhe mbesin këtu”, shpjegoi Hajdari.