Arbëri

Republika Serbe do ushtri, sikur Kosova

“Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë që Kosova të bëhet me ushtri, atëherë duhet që të realizohet kthimi i ushtrisë së Republikës Serbe. Forcat e armatosura të Bosnjë e Hercegovinës nuk i ndihmojnë asgjë Republikës Serbe”.

Me këtë deklaratë kryetari i RS-së Milorad Dodik sërish ka aktivizuar tregimin për formimin e mundshëm të forcave të armatosura që do të ishin nën komandën e Banjallukës, transmeton Koha.net.

Anëtarja e Komisionit për Mbrojtje e Siguri e Kuvendit Dushanka Majkiq për gazetën e Beogradit "novosti", ka thënë se ideja e Dodikut nuk është joreale. Ajo si parakusht për formimin e ushtrisë së RS-së përmend unitetin politik.

Predrag Qeraniq, dekan i Fakultetit për siguri në Banjallukë ka thënë se RS mund të ketë ushtri porse, sipas tij, problem është kuti i dyfishtë i bashkësisë ndërkombëtare :

“Në njërën anë është përpjekja e Kosovës që të bëhet me ushtri e ajo nuk është me marrëveshjen në Bruksel, ndërsa në anën tjetër në marrëveshjen e Dejtonit shkruan se RS mund të ketë ushtri, porse kjo nuk lejohet. Nëse vazhdojnë presionet e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të bëhet me Ushtri, atëherë nuk shoh arsye që edhe Republika Serbe të bëhet me ushtri”.