Arbëri

Sheshel: Serbia i do bazat ushtarake të Rusisë, kurrë s’do të hyjë në BE

Lideri i Partisë radikale serbe dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet presidenciale të Serbisë Vojislav Sheshel është angazhuar për federatë me Moskën dhe për vendosjen e bazave ushtarake ruse në Serbi, transmeton Koha.net .

Ai, një intervistë që e publikon Russia Today, ka vlerësuar se Serbisë i duhen bazat ruse për shkak të kërcënime që e rrethojnë.

Amerikanët, siç ka thënë po e armatosin Kroacinë, shqiptarët po e përgatisin ushtrinë e vet e në Maqedoni sa nuk ka filluar lufta civile

Sheshel konsideron se Kosova mund të kthehet në Serbi vetëm me ndihmën e Rusisë.

"Mënyrë tjetër nuk ka”, konstaton Sheshel.

"Jam i bindur se Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtar i BE-së. Partia jonë do ta kundërshtojë këtë, ne duam të kemi federatë doganore me Rusinë”, ka thënë ai.

Sheshel ka shtuar se dëshiron që Serbia të ketë armatë të përbashkët me Rusinë dhe “uniformën e njëjtë ushtarake".