Arbëri

Gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo i pari përballet me vettingun

Descriptive Text

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo është gjyqtari i parë në listën e 63 subjekteve që do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Lulo nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur nga Komisioni i pavarur i kualifikimit por është përfaqësuar nga avokati i tij Ardian Visha.

Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive. Për ILDKPI ka deklarim të rremë të gjyqtarit Lulo. Ndërkohë që ka deklaruar se ai ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë.

Avokati Visha e ka kundërshtuar me pretendimin se akti i ILDKPI-së është i cunguar.Sipas tij, Fatos Lulo ka deklaruar pasurinë për 14 vite dhe asnjëherë nuk janë konstatuar problematika. Fatos Lulo ka qenë avokat më herët gjatë viteve ’90, pse ILDKPI i konsideron këto vite më të ardhura zero? – ka deklaruar avokati i gjyqtarit Fatos Lulo.