Arbëri

Mjegull në Rrugën e Kombit, vështirësohet lëvizja e mjeteve

Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm pamjen.

Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës ka qenë e madhe. Drejtuesit e mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, bën të ditur abcnews.al.

Policia rrugore ka këshilluar përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.