Arbëri

13 vjet nga vdekja e Komandant Plakut

Sot bëhen 13 vite prej ndarjes nga jeta të gjeneral Xheladin Gashi-Plakut.

ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005, në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ndërsa ish-Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e dekoroi me medaljen “Heroi i Kombit”.

Image

Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Kamoran). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji- Kimi.

Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Më vonë, ai vazhdoj punën si pedagog në Bushat, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.Vdekja e gjeti në krye të shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar shkolla fillore në Komoran, kurse presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medalen ‘Heroi i Kombit”.