Arbëri

Sot në orën 11 votimi për demarkacionin

Pas nëntë orësh debat ka përfunduar punimet seanca e djeshme e caktuar për të votuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Në fund të debatit, pas lutjes së kryeministrit Haradinaj që partitë të votojnë për demarkacionin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pajtimin e grupeve parlamentare që votimi i marrëveshjes të bëhet sot në orën 11.

Për këtë propozim janë pajtuar kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së dhe Nismës. Kundër ka qenë GP i Vetëvendosjes. Edhe grupi i deputetëve të pavarur ka kundërshtuar propozimin.

Nga 69 deputetë të pranishëm, për mbajtjen e seancës në orën 11 votuan 46.