Arbëri

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

Është arrestuar Genc Meraku, ish-kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Meraku është arrestuar nga policia për gjuajtje me armë në një aheng familjar.

Rastin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, që ka thënë se Meraku është arrestuar për prishje të qetësisë publike.

Meraku është arrestuar në shtëpinë e tij në Fshatin Ndërkombëtar.