Arbëri

Konjufca: VV kundër votimit në pako të Ushtrisë, Demarkacionit dhe AKS-së

Shefi i deputetëve të Vetëvendosje në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se kjo pari kundërshton votimin në pako në Kosovës të Ligjit për formimin Ushtrisë, Demarkacionin dhe për Asociacionin e Komunave serbe të Kosovës, transmeton TV ARTA.

Konjufca ka shtuar se Ligji për Ushtrinë është i dobët dhe Vetëvendosje do të t’i përgatisë 10 amendamente për të. Ai ka saktësuar se Vetëvendosje e përkrah themelimin e ushtrisë.

Shefi parlamentar i Vetëvendosjes Konjufca ka thënë se “kryetari i kuvendit është nëpër fshatra, duke bërë fushatë” dhe nuk e ka kryesuar mbledhjen.

Sipas Konjufcës, Veseli po sillet si kryeministër i Kosovës.

Në këtë situatë, sipas tij, vetëm zgjedhjet janë zgjidhje.

Konjufca ka përfunduar se Demarkacionin do të kundërshtohet në çdo mënyrë .