Arbëri

LDK feston 28 vjetorin në Podujevë, flasin Veliu e Haziri

Sot, në Podujevë u shënua 28 vjetori i themelimit të degës së LDK-së, ku morën pjesë anëtarë të Kryesisë së LDK-së, deputetë, simpatizantë e shumë veprimtarë të kësaj partie.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përshëndeti të gjithë të pranishmit, familjet e veprimtarëve që kontribuuan për këto 28 vjet në LDK.

në 28 vjetorin e themelimit të degës në Podujevë shpalosi dhe ndau kujtime që nga themelimi i kësaj dege, duke kujtuar kështu, funksionarin shumëvjeçar të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Agim Kikan, deputetin e Kuvendit të Kosovës, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.

“LDK nuk ishte e vetmja, ndonëse ishte më e madhja, më popullorja dhe më masivja. LDK ishte ndër partitë politike më masive në historinë politike të Evropës Juglindore. Arsyeja ishte e thjeshtë: populli i besoi lidershipit dhe vizionit të LDK-së, sepse LDK u formua nga pjesa më e ditur, më e ngritur dhe më e moralshme e shoqërisë kosovare nga intelektualët e saj”, tha ai, përcjell Ksp.

Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili kujtoi dhe falënderoi familjet e dëshmorëve dhe të gjithë kryengritësve të cilëve iu shkëput jeta padrejtësisht, Enver Malokun e Xhemail Mustafën.

Haziri tha se LDK-ja ka mbetur ajo që Rugova e themeloi dhe e përgëzoi kryetarin e degës së LDK-së në Podujevë, mikun e tij Agim Veliu për të gjitha sukseset duke e cilësuar kështu si degën që nuk njeh humbje.

Nënkryetari Haziri theksoi se si LDK do ta ruajnë unitetin brenda për brenda gjeneratave dhe të gjitha strukturave për tu rikthyer kështu në qeverisje.

“Demokracia me këtë vendimmarrje që është sot në vend është shumë e rrezikuar. Demokracia mbetet shtylla kryesore dhe shpirti i LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.