Arbëri

Sonte në “Puls” flet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së i ftuar është Imer Beka, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sa është numri i lëndëve dhe personave zyrtar që po hetohet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në Prokurorinë Themelore në Prishtinë?

Sa prokuror të Prishtinës kanë mbrojtje të afërt apo nuk kanë asnjëri mbrojtje të afërt?

Sa është efikase Prokuroria Themelore e Prishtinës, departamentet e saj veç e veç dhe prokuroret e shtetit në ushtrimin e funksioneve të veta?

Sa është përqindja e hudhjeve së akuzave të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për korrupsion nga ana e gjykatës?

Ka apo nuk ka prokurorë te mjaftueshëm, bashkëpunëtorë profesional dhe praktikantë?

A ka raste kur një prokurorët në prokurorinë themelore në Prishtinë fillojnë ndjekjen penale edhe pse nuk duhet ta fillojnë dhe anasjelltas, kur nuk e fillon ndjekjen penale edhe pse duhet ta fillojë?

Sa respektohet parimi i prezymimit të pafajësisë nga prokuroret në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ?

A ndodhë që policia shpesh e merr rolin e prokurorit ndërsa prokurori është jashtë lojës si shef i rastit?

A po respektohen mjaftueshëm udhëzimet në rastet kur prokurori kërkon nga policia ndërmarrjen e një veprimi konkret duke udhëzuar hetuesin policor që të arrihet një ndjekje penale efikase dhe në çfarë formash realizohet bashkëpunimi funksional mes prokurorëve dhe hetueseve policor?

Emisionin “Puls” mund ta ndiçni sonte prej orës 20:00 KTV dhe TV ARTA ora 21:40