Arbëri

Nëse s’ka kompromis për Kosovën siç e do Vuçiq, nuk do të ketë zgjidhje, thotë ai

Foto: Koha

Nëse Prishtina nuk dëshiron kompromis, zgjidhje për Kosovën nuk do të ketë dhe pikë, ka thënë kryetari i Serbisë Aleskandar Vuçiq e kompromisi për të është një diçka që i shkon për shtati Beogradit, transmeton Koha.net.

“Do t’i vazhdojmë bisedimet me shqiptarët që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona, pavarësisht se atyre asgjë nuk iu besoj. Por, nuk kam zgjidhje tjetër”, ka thënë Vuçiq duke iu drejtuar kombit serb lidhur me çështjen e Kosovës. Ai ka shtuar se në Bruksel më 23 mars shkon për dialog pa kurrfarë pritjesh, porse, ka shtuar, e ka për detyrë t’i mbrojë interesat e Serbisë.

Është i gatshëm, siç tha, të dëgjojë secilin që ia thotë një zgjidhje tjetër me kushtin që ai t’i dijë të gjitha rrethanat lidhur me atë çështje. Vuçiq ka përsëritur se në prill do të dalë me propozimin për zgjidhje për Kosovën, ashtu, siç thotë ai, gjithmonë, qëndron tek ajo që ka folur dhe se do ta mbajë mundësinë që për shkak të situatës në politikën e jashtme, të përshpejtojë ose të ngadalësojë diçka.

“E imja është të them çfarë mendoj për të gjitha që po ndodhin. Askënd nuk e gënjej, më të fuqishmëve ua them atë që mendoj dhe për këtë arsye jam shumë i respektuar si kryetar i Serbisë kudo në botë, sepse e dinë se gjithmonë i përfaqësoj interesat e Serbisë” citon “veçernje novosti” të ketë thënë Vuçiq duke shtuar se “qoftë i vetëm, apo me të gjithë të tjerët, unë do ta shtyj çështjen përpara me çdo çmim e popullit i përket ta pranojë ose jo”.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a do të ketë referendum lidhur me këtë çështje, Vuçiq ka thënë se çdo ndryshim në Kushtetutë e kërkon këtë dhe se populli do të vendosë për të gjitha.

“Dhe nuk do të jem i pakënaqur nëse më duhet të largohem, sepse imja është të bëj atë që mendoj të jetë më e mira për Serbinë e të mos mendoj që t’i vardisem popullit “, ka thënë Vuçiq.