Arbëri

Haradinaj kërkon që çështja Dehari t’i lihet drejtësisë

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se debati në Kuvend për rastin Astrit Dehari nuk po merr një epilog.

Ai ka thënë se po e ka të vështirë ta kuptojë kërkesën e Vetëvendojes.

“A është kjo për çka jemi marrë vesh për hetim të pavarur, ajo çka po kërkoni edhe ju sot. Unë nuk jam korrigjues i juaj, por keni diskrepancë mes vete”, ka thënë Haradinaj.

“Kemi rënë dakord me shku një hap më tutje, hajde bashkë t’ia japim një shancë drejtësisë. Nëse ka kërkesa të reja, bëjeni me shkresë. Unë jam i bindur se edhe organet e drejtësisë për herë të parë në Seancë po i dëgjojnë këto kërkesa të juaja”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se përballja pozitë – opozitë le të vazhdojë për shumë tema të tjera, por jo për këtë temë.