Arbëri

Haradinaj thotë se Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet e hetimit të pavarur për rastin Dehari

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Tha se është ngjarje e dhimbshme për gjithë vendin, ndërsa ka ofruar përkrahje të plotë të Qeverisë lidhur me gjetjen e të vërtetës së këtij rasti.

“Vërtetë ishte ngjarje që i ka prek zemrat dhe ndjenjat e gjithë njerëzve jo vetëm në Kosovë por tërë atyre që dëgjuan. Tragjedia bëhet edhe më e madhe për familjen, e cila ka plot implikime e dimensione e që e nxit një diskutim. Kujdesin më të madh duhet ta bëjmë të gjithë që ta ruajmë këtë ngjarje me dimensionet që i ka’ ka thënë kryeministri”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje shtoi se edhe shpenzimet do t’i mbulojë vet qeveria.

“S’do ta ketë asnjë pengesë nga qeveria. Shpenzimet e parapara i mbulon qeveria. Është detyrë dhe obligim i yni. E pranoj se kemi defekte ne shërbimin korrektues, kemi disa probleme edhe është shumë e rëndësishme me ja vu mendjen”, ka thënë Haradinaj.