Arbëri

Certifikohen 34 pjesëtarë të rinj te FSK-së

Descriptive Text

​Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 34 pjesëtarëve që nga sot u shtuan në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK)

Sipas kryeministrit, sot u dëshmua gatishmëria e Kosovës për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore.

“Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.