Arbëri

Mot i mirë gjatë fundjavës në Kosovë, nga e hëna më ftohtë

Në Kosovë sot pritet të ketë mot të ndryshueshëm. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë dhe ato do të sillën në mes 5 e 14 gradë Celsius.

Në fundjavë pritet ndryshim i motit. Të shtunën pasdite vranësirat do të marrin karakter zhvillimi e mund të sjellin edhe reshje shiu. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të dielën.

Temperaturat do të shënojnë rënie graduale, kështu që gjatë javës së ardhshme në orët e mëngjesit mund të ketë ngrica, kurse në viset malore edhe reshje bore.