Arbëri

Mitchell: Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën

Ndihmës sekretari i SHBA-së, Wess Mitchell, në takimin e tij në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, theksoi se dialogu me Kosovën është alternativë e vetme për avancim drejt BE-së.

Ndihmës sekretari i SHBA-së, Wess Mitchell, në takimin e tij në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia është një nga shtetet me rëndësishme në stabilitetin e rajonit.

Mitchell dhe Daçiq biseduan veç tjerash edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, si rrugë e vetme drejt BE-së, njoftojnë mediet serbe.

“SHBA vazhdimisht ka mbështetur rrugën e dialogut si të vetmen alternativë drejt Brukselit”, deklaroi ndihmësi i sekretarit të SHBA-së për Evropë e Azi, Wess Mitchell, transmeton televizioni publik.

Bëhet e ditur se Mitchell do të ketë takime edhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren, Ana Bërnabiq.