Arbëri

Haradinaj merr pjesë në varrimin e komandant Gurit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit të tij, Jetullah Qarrit – komandant “Guri”.

Për vdekjen e Qarrit, familjen e tij e kanë ngushëlluar, përveç strukturave të dala nga UÇK-ja, edhe kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”. Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, ngushëllime të sinqerta. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkroi në ngushëllimin e tij përmes Facebook kryeministri Haradinaj.