Korrupsioni, problem shumë serioz

13 mars 2018 21:32

Nuk janë vetëm qytetarët që po konstatojnë se niveli i korrupsionit është i lartë.

Një vlerësim të tillë e kanë edhe bizneset, raporton KTV.

Në një studim të bërë për perceptimin e korrupsionit me 214 kompani të ndryshme, 98 për qind e bizneseve e vlerësojnë korrupsionin si problem serioz, derisa 52 për qind nuk u besojnë institucioneve gjyqësore.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se shkelja e parimit të konkurrencës del të jetë problemi kryesor, përderisa theksoi se korrupsioni shfaqet në disa mënyra.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka bërë të ditur se nga monitorimi i disa aktiviteteve të prokurimit në shëndetësi dhe ndërtim, kanë hasur në shumë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme