Qeveria po ndërhyn në AKA për llogari të kolegjeve private

13 mars 2018 19:11

Menjëherë pas shkarkimit të Bordit të Agjencisë së Akreditimit, ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, kishte kërkuar nga ushtruesi i detyrës, Bekim Samadraxha, që të rishqyrtohej vendimi i bordit paraprak për pezullimin e programeve të kolegjit privat ISPE, raporton KTV.

Kjo, sipas anëtarëve të komisionit për arsim, llogaritet si ndërhyrje e qeverisë në AKA për llogari të kolegjeve private.

Në një përgjigje me shkrim, kabineti i ministrit e mohon ndërhyrjen. KTV-ja ka dërguar pyetje në emailin zyrtar të kolegjit ISPE si dhe në emailin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit, por asnjëra palë nuk është prononcuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme