Thaçi promovon librin e vet në Londër

Thaçi promovon librin e vet në Londër

13 mars 2018 18:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka promovuar në Londër librin e vet të titulluar “New State, Modern Stateman”.

Në promovimin e librit të cilin nuk e ka shkruar ai, por Roger Boys dhe Suzy Jagger, Thaçi ka shkruar se kanë marrë pjesë akademikë, historianë, diplomatë e gazetarë të respektuar, transmeton Koha.net.

“Në praninë e një publiku të respektuar, ku merrnin pjesë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë, sot në Londër u promovua libri ‘New State, Modern Stateman’ i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger. Para të pranishmëve për librin diskutuan autorët, ndërkaq me një fjalë rasti më nderoi ish sekretari i NATO-s, lordi George Robertson”, ka shkruar Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ka14/03/2018 09:17

si t'a porosite këtë liber sa ma shpejt...

Shto koment

Të ngjashme