FSK do thellimin e bashkëpunimit me NATO-n

FSK do thellimin e bashkëpunimit me NATO-n

13 mars 2018 17:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Haradinaj falënderoi Gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale, njoftone kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit.

Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme