Arbëri

Ish-Metalurgjiku në Elbasan, nga gangrenë në kompleks parqesh industriale

Zona e ish-Metalurgjikut në Elbasan, nga një gangrenë e së shkuarës do të shndërrohet në një kompleks parqesh industriale.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku mblodhi kabinetin qeveritar, në vijim të traditës së krijuar tashmë për mbledhjen e qeverisë çdo muaj në një qark të vendit.

“Kemi diskutuar edhe për projektin e transformimit të zonës së ish-Metalurgjikut, një tjetër gangrenë e së shkuarës, ku jemi shumë të fokusuar në çuarjen përpara të vizionit të kompleksit të parqeve industriale, dhe për të cilën po punojmë intensivisht nëpërmjet ministrisë sonë të Financave dhe Ekonomisë”, tha Rama.