Arbëri

Apostolova e shqetësuar me grevën, kërkon reforma në arsim

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se ndihet e shqetësuar me grevën një ditore që po mbahet në të gjitha shkollat e vendit.

“Nëse dëshirojmë të kemi ndryshime dhe reformë në arsim atëherë duhet të ketë ndryshim në administratë publike”, ka thënë Apostolova e cila mori pjesë në prezantimin e raportit “ Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017”që u bë nga Qendra për Arsimin e Kosovës, raporton TV Arta.

Kushtrim Bajrami nga KEC, tha se së bashku me GIZ-in kjo qendër ka ndihmuar MAShT-in në hartimin e planit strategjik për arsimin në Kosovë.

Raporti ka nxjerr përfundime se problem mbetet pjesëmarrja e vogël e fëmijëve në parashkollor, rregullimi i statusit të stafit drejtues të shkollave, sigurimi i cilësisë, zhvillimi i mësimdhënëseve që duhet ketë fokus trajnimi tyre në kurrikula etj.