Arbëri

Nesër në grevë edhe universitetet

Descriptive Text

Të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë nesër do të mbajnë grevë njëditore.

Njoftimin e ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton KTV.

Mësim nuk mbahet në shkollat fillore e të mesme dhe universitete, të cilat nuk janë pjesë e SBASHK-ut.

Zyrtarë të kësaj sindikate thonë se greva po përsëritet, pasi qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ata paralajmërojnë se nëse nuk u plotësohen kërkesat, grevë do të ketë përsëri më 13 prill.