Arbëri

Politika ngufat shkollën

Përplasjet dhe interesat politike e kanë devalvuar shkollën në Kosovë deri në atë masë sa tani është vënë në pikëpyetje njohja e diplomave të studentëve që kanë kryer fakultetin në Kosovë.

Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR) është reflektim i reputacionit të dëmtuar të arsimit për shkak të humbjes së autonomisë, si pasojë e ndërhyrjes së politikës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë javë në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita dolën në pah përplasje mes forcave politike për këtë sektor. Seanca u thirr nga opozita pasi EQAR-i e përjashtoi AKA-në, me arsyetimin se me shkarkimet që i bëri ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në këtë institucion Agjencia e “ka humbur aftësinë për të vepruar në mënyrë autonome”.

Më 25 shtator 2017, ministri Shyqiri Bytyqi shkarkoi Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KHSC) dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj. Në kërkesë thuhej se procesi i akreditimit është përcjellë me “parregullsi serioze”.

(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.