Në zonën fushore të Nënshkodrës edhe sot ka pasur përmbytje.
Sipas Bashkisë së Shkodrës nën ujë janë më shumë se 2 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa nuk ka banesa të përmbytura.
Në fshatin Obot, të Njësisë Administrative “Ana Malit”, lëvizja e banorëve sot bëhet vetëm me varka./VoA
Forcat e ushtrisë vazhdojnë të mbështesin banorët, ndërsa drejtuesit vendor, edhe sot, përsëritën thirrjen për shpalljen e situatës së emergjencës.
-
8 mars 2018 22:23
-
Shpërndaje në: