Kosovës po i ikën treni i liberalizimit të vizave, thotë Veseli

08 mars 2018 19:24

Me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se do të ratifikohet demarkacioni, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Megjithëkëtë, ende është e paqartë koha se kur do të vazhdohet seanca për këtë çështje.

Por, kur është pyetur për deputetët e Listës Serbe, Veseli ka thënë se ende me ta nuk janë marrë vesh për demarkacionin.

Veseli ngriti shqetësimin edhe vonimin e madh që Kosova po bënë për liberalizimin e vizave, i cili ka mbetur peng i demarkacionit.

Kryesia e Kuvendi ka mbajtur një takim me Grupin Punues për rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës.


Nga ky takim ka dal i nervozuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, por Veseli ka mohuar tensionet me Halitin.

Kohavision ka raportuar gjatë javës se Kuvendi po vazhdon punën me rregullore të vjetër, ani pse secila legjislaturë duhet ta miratojë një rregullore të re të punës.

Komisioni për Legjislacion i kishte arsyetuar vonesat me pengimin që disa persona brenda Kryesisë po i bënin miratimit të rregullores së re, e cila mund t’ua ul fuqinë e vendimmarrjes nënkryetarëve të Kuvendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme