Arbëri

Si po i vuajnë evropianët problemet Kosovë - Serbi

Problemet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i vuajnë edhe qytetarët evropianë, transmeton KTV.

Rrjeti Evropian i Operatorëve të transmisionit të energjisë ka njoftuar sot se për shkak të problemeve politike ndërmjet dy shteteve sa i përket transmetimit të frekuencave të energjisë, orët digjitale në Evropën Perëndimore janë me 6 minuta vonesë.

Në një komunikatë për media, kjo organizatë ka bërë thirrje që ky problem politik të zgjidhet urgjentisht, dhe se ende nuk është e qartë se kush duhet të paguajë për këtë.