Arbëri

Loja me numra dhe mospërputhjet e përqindjes së papunësisë në Kosovë

“Mashtrimi me statistikat e papunësisë” është kryetemë e së dielës në Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor, me po të njëjtin titull, pos shembujve si ai kur për një pozitë edukatoreje konkurruan 150 të diplomuar, mund të lexoni për lojën me numra dhe mospërputhjet e përqindjes së papunësisë në Kosovë.

Për temën e së dielës, vjen edhe shkrimi “Statistikat që trembin pushtetin”, që flet për manipulimin e statistikave dhe për premtimet për 120 e 200 mijë vende të punës të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

Në intervistë, Agron Demi nga Instituti GAP, tregon raportin absurd të ASK-së dhe pse “Manipulimi me statistikat është metodë e qeverive të vendeve në zhvillim”.

“Ambasadat mirënjohëse” është reportazhi së dielës, që sjell mënyrat interesante dhe të veçanta të shprehjes së mirënjohjes nga shqiptarët e Kosovës ndaj shteteve mike.

Në mesin e shkrimeve nga bota mund të lexoni për anglishten si “gjuhë botërore të biznesit”.

Lulzim Hoti sjell botën e tij në “shtatë shkronja”.

“Teuta, mbretëresha ilire me karakter të çeliktë” është shkrimi i radhës në fejton, vazhdimësi e publikimeve nga libri “Shqipëria shteti jetim i Evropës”.

“Kosovarçe” sjell legjendat e kroit të Baranit të Epërm të Pejës që shteret dimrit.

Faqet e kulturës mbulohen nga shkrimet interesante për “ëndrrën e realizuar amerikane” të ish-refugjates nga Kosova, dhe “Skulptorin që artin e ka religjion.”

Në “monument” vjen “Shtëpia e braktisur e pasanikut” në Vushtrri, e lënë në mëshirën e fatit dhe kohës.

Rrëfimi për portierin që arriti përfaqësuesen, edhe pse iu mbyllën shumë dyer, dhe shkrimi për “elitën që po nxjerr gjimnastet e reja të Kosovës”, janë vetëm dy nga shumë artikujt interesantë në faqet e sportit.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.


Loja me numra dhe mospërputhjet e përqindjes së... by kohanet