Arbëri

Kuvendi, nesër seancë të jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se është caktuar që ditën e mërkurë, nga ora 11:00, të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga EQAR.

“Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.