Arbëri

VV: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR është i dëmshëm për arsimin

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci nëpërmjet një konference për media ka ngritur çështjen e një vendimi për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga EAQR.

Nagavci tha se përjashtimi ka ardhur nga shkarkimi i Blerim Rexhës nga Agjencia e Akreditimit nga ana e ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, transmeton kp.

Shkarkimi sipas saj ka qenë i paligjshëm ndërsa tha se kjo që po ndodhë është një betejë ndërpartiake për të kontrolluar sektorin e arsimit.

Vetëvendosje sipas Nagavcit e konsideron shqetësues këtë përjashtim dhe fton Qeverinë që të ndërmarrin masa urgjente që të përmirësojnë këtë dëm mjaft të madh.

Sipas saj kjo është goditje e rëndë për arsimin e Kosovës dhe të rinjtë e Kosovës.

Ajo njoftoi se Vetëvendosje do të kërkojë seancë speciale për këtë rast.