Arbëri

Trajkoviq: Lista Serbe s’duhet ta votojë demarkacionin

"Lista Serbe nuk do duhej të votonte për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion. Askush nuk e ka autorizuar atë që ajo të merret tamam me çështje shtetërore”, thotë kryetarja e Lëvizjes europiane të serbëve”, transmeton Koha.net.

Rada Trajkoviq, e cila ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, siç njofton radio kim, thekson se “hyrja e Listës Serbe në projektin e demarkacionit në thelb do të thotë legalizim i Kosovës si kufitare me Malin e Zi dhe anulimin e shtetit të Serbisë në atë kufi".

Ajo mendon se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të duhej ta merrnin atë vendim.

"Listën Serbe askush s’e ka autorizuar që të merret me punë tamam shtetërore, deputetët do të duhej të merreshin, meqë për fat të keq asgjë nuk dinë, me çështje të ekzistimit të serbëve në Kosovës. Në këtë kontekst, pres që Liste Serbe nuk do të duhej të votonte dhe të merrte këtë përgjegjësi. Sa i përket demarkacionit, shqiptarët e kanë shpallur pavarësinë, ajo ka qenë projekt i tyre, kanë bërë konsensus për të dhe tash le ta bëjnë konsensusin edhe rreth demarkacionit”, ka thënë Trajkoviq, transmeton Koha.net.